Dalin përgjime nga 27 vjeçari që mbeti viktimë në atentati me tritol në Tiranë.
“Vriti të gjithë, mos lër njeri”/ Përgjimet e Sadikajt, biseda me familjarët pasi humbi arma në bujtinë: Thuaji kam dhëndrin polic
– “Për shpirt të gjyshit që kam ardhur dje nga Tirana, nuk e kisha me vete”.
V – “E kishe, unë them e kishe”.
Aleksandër – “Jo nuk e kisha me vete”.
V – “Do ta gjej unë, do ta gjej unë”.
Më pas, në bisedë kuptohet se bëhej fjalë për një armë, e cila u dyshua se i përkiste të riut dhe që kishte humbur në ambjentet e një bujtine, e cila menaxhohet nga ai dhe e ëma, pranon policia atë kohë në dosje.
Biseda 3
V – “Alo”.
Aleksandër – “Është vjedhur, ka humbur tek shtëpia e madhe, kush e ka shkarkuar shtëpinë e madhe?”.
V – “Kam 20 vjet o bir i mamasë, është vajzë e urtë ajo o vëlla, o të keqen mami”.
Aleksandër – “Është shkarkuar. Ka qenë tek shtëpia, kush e ka marrë? E ka lënë atje ajo, e ka parë dhe e ka lënë atje në ndonjë komodinë a në ndonjë vend atje. E kanë marrë ata të shtëpisë atje. Ik bëj namin atje, thuaj kam oficer dhëndrin dhe ka humbur armën e shërbimit dhe është problem i madh se po vjen dhëndri me njerëzit. Duhet ta gjejmë se s’bën”
V – “Mirë, mirë”.
Aleksandër – “Tani kontrollo mirë të gjitha çantat me urgjencë”.
Aleksandër – “Me urgjencë se ta kanë marrë sy më sy, një mal me lekë”.
V – “Mirë o mirë. Hajd”.
Të tensionuara vazhdojnë bisedat mes tyre dhe në vazhdim, por autoritetet s’kishin veshë të dëgjonin dhe të zbulonin se për çfarë i duhej arma të riut dhe përse ai ishte aq i tensionuar. Kërcënimet e tij, shkojnë deri aty sa kërkon të vriten turistët.
V – “Hë”?
Aleksandër – “Hë”?
V – “Po kontrollojmë këtu dhe do gjejmë mënyrën të flasim me ata”.
Aleksandër – “Na e gjete”.
V – “Janë trembur, duan të ikin të trembur”.
Aleksandër – “Të ikni me urgjencë thuaju, por të nxjerrin atë që nxirret që keni marrë tek sirtari thuaju. E ka marrë një nga ata të dy. E kisha lënë tek sirtari tek komodina ime”.
V – “Nuk ke turp ti, shoqen time e njohin të gjithë”.
Aleksandër – “O ata, o turistat. Zgjidhi ose vriti aty që të gjithë bashkë. Mos li njeri të iki me atë aty. Mos t’ja marrin djalit tend”.
Aleksandër – “Me se s’bën, me se s’bën”.
V – “Mirë, po kontrolluan ata, do na dalë lyra në Stamboll”.
Aleksandër – “E kanë marrë ata, e kanë marrë që dje, e kanë futur nëpër çanta e gjëra dhe kanë ikur me makinë”.
Aleksandër – “Me urgjent, me urgjent”.
V – “Po ku iku makina ore, se janë të tërë këtu?”.
Aleksandër – “Ishte tek sirtari, tani kush e ka marrë?”.
Në përgjime rezulton se i pranishëm kishte qenë në shkëmbimin e personave një person me nofkën “Ujku”. /Burimi:*Gazeta Si*
@ NewsIn.Al

