Nga Nako Petro
Rafinerija e Naftes ne Ballsh kur u ndertua shenoi nje hap perpara ne perpunimin e naftes ne vendin tone.Perpunimi i naftes me perpara ishte drejtuar tek bitumi dhe karburantet me cilesi te ulet.Rritja e prodhimit te naftes me zbulimin e vendburimit te Ballshit dhe Gorishtit kerkonte rritjen e kapaciteteve perpunuese dhe shtimin e prodhimit te karburanteve me cilesi me te larte me teknologji bashkohore.
Dyfishimi i prodhimit te karburanteve u realizua nepermjet perpunimit te thelle te saj duke bere krekingun termik te mazutit. Karburantet per here te pare u pastruan me ane te reduktimit te squfurit me hidrogjen.
Shqiperia ne ate kohe ishte eksportuese e nenprodukteve te naftes ndersa sot eshte importuese e paster e tyre me perjashtim te bitumi. Privatizimi i rafinerise ishte nga deshtimet me te medha te tranzicionit shqiptar, pasi bleresi nuk ishte investitor strategjik.
Te gjitha qeverite kush me shume e kush me pak me dispozita ligjore nuk e kane ndihmuar industrine e perpunimit qe te funksionoj.
Vetem ato shtete qe i perpunojne vete lendet e para kane zhvillim te shpejte ekonomik.
Ligji per hidrokarburet i le dore te lire te gjithe prodhueseve te naftes qe ta eksportojne ate kur te gjitha rafinerite ne vend jane projektuar te perpunojne nafta te renda shqiptare.
Prishja e rafinerise eshte vendimi me i pamatur qe mund te merrej ne kete kohë, nje krim shteteror, pasi kjo masaker po behet me miratimin e shtetit, pa konsensusin e specialisteve dhe punetoreve.
Opsioni i venies ne pune te nje rafinerije te vjeter eshte me i mire se ndertimi i nje rafinerije te re pasi kerkon shpenzime me te ulta.
Por edhe ne gjendjen qe eshte rafinerija mund te prodhoj bitum i cili shitet sot ne tregu e jashtem me 600 usd/ton.
Depozitat e produkteve te gatshme te cilat jane nentokesore mund te sherbejne per mbajtjen e rezervave shteterore per Shqiperine dhe Kosovën.
Vendi jone duhet te adaptoj ligjet europiane per mbajtjen e ketyre rezervave duke ngritur nje agjensi per kete qellim ne modelin e vendeve te BE. Mbajtja e rezervave te sigurise nga kompanite e marketingut eshte nje mashtrim shteteror.
Venia ne pune e uzines duke e kthyer ate ne nje operator te rendesishem te tregut nuk kerkon gje tjeter vecse 10-15 milion dollare sipas llogaritjeve te kryera.
Funksionimi i sektorit te perpunimit do te thote punesim, cmime me te ulta per karburantet ne treg, kursim valute nga ulja e importeve, me shume taksa per pushtetin qendror dhe lokal.
Pse nuk e mer shteti rafinerine duke i zeruar llogarite e saj si beri me OSSHE dhe ta veri ne pune?
Perse shteti nuk i detyron me ligj kompanite e prodhimit te naftes te furnizojne fillimisht rafinerite e naftës?
Ate qe po ben sot rafinerija e Fierit mund ta bej shume mire edhe Rafinerija e Ballshit.
@NewsIn.Al

