Monday, February 10, 2025
spot_img
HomePe KorçeSI PËR DITË SHIU...Blini on line dhe do merrni atë që.../...

SI PËR DITË SHIU…Blini on line dhe do merrni atë që…/ Nga Agim Xhafka

SI PËR DITË SHIU.

Ende qesh me historinë e blerjeve on line që më ndodhi verës në Orikum.
-Ta blemë këtë,-më tha gruaja një mbasdite e në tablet më tregoi një raft të bardhë me tre kate.
-Aman mos na ço në dyqane se kemi virusin nëpër këmbë,-iu luta.
-Do e porositim on line.Ja,bëj sms me kodin që është te cepi i figurës.Shkruaj,një copë,ngjyrë të bardhë,Orikum dhe mbylle me nr tënd të cel.Kaq dhe prit.
Pas dy minutash erdhi sms.
-Për dy ditë u vjen pako.Kushton 4.000 lekë dhe 200 transporti.
-Qenka lehtësi e madhe,-i thashë gruas.
-U bëmë si bota,burrë i dashur.
Fiks pas dy ditësh më ra zilja.
-Agimi?
-Po.
-Ku ta sjell pakon?
-Te Market Çimi.
Dola vrik atje dhe prita.Nga një golf i lodhur më erdhi një zë:
-O figurë,ti je Agimi?
-Po.
-Eja vëlla.Na merre.Ta gëzosh.
Rrëmbeu lekët e fryu si era. Hapa pakon në koridor dhe rafti na doli jo i bardhë siç e porosita.Ishte i zi.Mora në cel atë të golfit.
-Lidhu me faqen në internet..,-më tha.-Unë nuk merrem me ankesat.
I shkrojta faqes.
-Nuk kemi të bardhë,-më thanë.
-Do e kthej. Më jepni mbrapsht lekët.
-Jo.Së pari duhet të na vijë malli në Tiranë.Ta shohim është në rregull apo i dëmtuar,pastaj i merr paratë.
U nxeha,por pickova veten.
-Ok,por pas sa ditësh më vijnë lekët?
U bë pauzë matanë. Një çast,më pas më shkruajtën:
-Lekët nuk t’i sjellim në Orikum,do vish t’i marrësh në Tiranë.
Aty më iku petlla.Do harxhoja 50 mijë lekë benzinë që të merrja 40 mijë të vjetra.Ndaj vazhdova paradoksin:
-Ku e keni dyqanin?
-Nuk kemi dyqan.Po do dalë dikush nga firma jonë tek Varri i Bamit.
-E si do e njoh atë?-pyeta.
-Kollaj fare.Personi do mbajë në dorë dy çanta.Majtas të zezë,djathtas kafe.
U vendos qetësi.Nuk dija ç’të thoja.Kur në cel
më erdhi sms-ja:
-Po ju çfarë do mbani në duar që t’ju njohim ne?
-Edhe unë do mbaj dy…
-Çfarë dy?
-Dy koqet e mija.Po patë një burrë mbështetur te muri me duart te koqet ai jam unë,-iu shkrojta on line,ama pa gabime.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments