KreuAktualitetiAutoportret i panjohur i Van Gogh u zbulua në anën e pasme...

Autoportret i panjohur i Van Gogh u zbulua në anën e pasme të pikturës së tij

Një zbulim i pabesueshëm në Skoci. Pas një pikture të Vincent Van Gogh ishte një… Van Gogh!

Autoportreti i panjohur, deri më tani, i Vincent Van Gogh u gjet në anën e pasme të një pikture të piktorit të madh holandez të ekspozuar në një muze në Skoci!

Zbulimi tepër i rrallë u bë pasi u morën me rreze X të “Portreti i një vajze fshati”, pikturuar nga Van Gogh në 1885 dhe që është ekspozuar në Edinburg si pjesë e një ekspozite kushtuar piktorit.

Autoportreti ishte vendosur në pjesën e pasme të pikturës së mbuluar nga shtresa ngjitëse dhe letre , e cila duket se është shtuar përpara një ekspozite në fillim të shekullit të 20-të.

Van Gogh dihet se ka ripërdorur letrën për të kursyer para.

Autoportreti tregon një burrë me mjekër që mban një kapele dhe një shall rreth qafës . Veshi i tij i majtë – të cilin Van Gogh e preu në 1888 – është i dukshëm.

Gjatë ekspozitës, e cila do të mbahet nga 30 korriku deri më 13 nëntor, vizitorët do të mund të admirojnë punën brenda një kutie fotografike të bërë posaçërisht.

Muzeu tani po shikon se si mund të heqë ngjitësin dhe të ndajë dy veprat pa i dëmtuar ato.

“Momente si ky janë tepër të rralla”, tha Frances Fowle, kuratore e Galerisë Kombëtare të Skocisë. “Ne kemi zbuluar një vepër të panjohur nga Vincent van Gogh, një nga artistët më me ndikim dhe më të njohur në botë”, shtoi ajo.(NewsIt)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit