KreuAktualitetiMiku im Nasi Veriga. E kujtoj gjithmone mjeshtrin, zantciun apo ustane e...

Miku im Nasi Veriga. E kujtoj gjithmone mjeshtrin, zantciun apo ustane e UIK, si e therrisnin korcaret.

Miku im Nasi Veriga.
E kujtoj gjithmone mjeshtrin, zantciun apo ustane e UIK, si e therrisnin korcaret. Nasi ishte nje duarflori, ci shihte syri ja bente dora.. Por une nuk do flas per zanatciun duararte, por per dashurine qe Nasi kishte per kengen korcare. Une kam qene me i vogel nga Nasi, por bashke na bashkonte Morava dhe kenga korcare. Cdo te djele takoheshim lart ne Morave. Ku ne beheshim nje pare shume i dashur , dhe une luaja ne mandoline e kendoja, ndersa Metke Xhemo, ndjespaste, luante ne kitare. Metka me pelqente se kishte nje embelsi shume te bukur ne akordet e kitares.
Sapo hyje ne dimer ne Llazoja lart ne Morave, ne te djathe kur hyje, ishte dhoma ku rinte pareja. Dhe ne dimer bubulonte zjarri dhe kundermonte era e mishit dhe sallamit. Naska ndjespaste me ato mustaket karkateristike, dhe me ate veshtrimin e tij karkteristik pak vrenger, sa na shikonte qe hynim ne Llazoja, therriste: – Mja tym, se tani erdhi Tika Cenoja me Mekten. Me ne vinte dhe Kici Pula, edhe plot te tjere, qe tani sme kujtohen. Dhe pasi uleshim dhe shtronim ne tavoline buken qe kishim mare, Nasi i merte gjith buket dhe i perziente te gjitha si mezecka , dhe aty fillonte kenga e serenates. Ku kendonim dhe kenge meskikane me Kicin kenge greke dhe rruse.. Ne Morave gjithmone ndjeheshim te lire per te kenduar edhe kenge te huaja. Por mbas disa kohesh, aty vune disa parrulla ku thoshin: Ndalohen kenget rrevizioniste.. hahaha . Llazoja i shkrete, behej keq kur ja mernim ndonje kenge te huaj, dhe Nasi i thoshte me shaka: Llazo eshte kenge pe filmi bre, se ke pare. Dhe Llazoja e shikonte me qesenedi dhe i thoshte: emo avash se na mbushe mendjen..
Sapo fillonte muzika, syte e Nasit ndrisnin dhe nje kenaqesi e kaplonte ustane, sic e therrisnin ne Uzine.
Nasi kishte nje karakter shume te forte, dhe nuk prishte qejf. Me kujtohet nje here Ndrecke furtuna, i cili kishte erdhur ne qejf. Ndrecka ishte nje plak, por qe e pleqente shume kengen krocare dhe ate italiane. Dhe kur une i bija ndonje kanconete itajane, Ndrecak vetem therriste, digjoje Nasi digjoje mandolinen, ta keput shpritin. Dhe afronte veshin tek vrima e mandolines dhe vetem therrsite, digjoje Nasi digjoje. Dhe ustaj me ate zerin e tij prej basi me humor i thote: Po ku na le ti bre Ndrecke te digjojme. Ti e ke futur veshin aty, dhe e more te gjithe per vete..
Kam dhe nje rast tjeter qe me kujtohet me usta Nasin. Ishte koha kur une fillova te studioj ne Flaut. Por sishte kollaj te gjeje flaut ne ate kohe. Dhe arrita te gjej nje flaut te vjeter ne Pallat te kultures, i cili kishte dy akse te thyer. Akset ishin te holle dhe kishin nga dy vrimka milimetrike te shpuara, ku futeshin dy kunja qe mbanin tapat e flautit. Dhe kisha rene ne hall te madh, se aksi duhej te ishte i forte, dhe me cfar ti shpje ato vrimkat aq te vockla. Dhe thashe tja tregoj njehere ustajt. Kur po zbrisnim nga mali, i thashe ustajt, i shikon keto dy akset, jane te flautit, a mund ti bejme te reja. Nasi i mori me ate doren e tij te madhe, dhe ne ata gishtat e tij te trashe asket dukeshin shume te veckel. Dhe Nasi me tha: Tika po per kete je merizitur bre, I ke te bera. E di bre usta, por problemi jane keto dy vrimkat shume te vogla, si do ti shposh. Dhe me te qeshur me tha: Kur ti i bije mandolines, nuk te them une bjeri keshtu apo ashtu. Lema mua kete pune. Dhe te djelen tjeter kur ishim ne mal, mi dha akset ne dore. Shikoi si te duken?
U befasova, ato ishin te perkryera. Usta te falenderoj, dhe ke nje dopjo nga une.. Po Nasi kishte shume humor dhe me tha. Tani do na paguash diten e punes??
Kujtimet e njerzve te mire, dhe plot qytetari, rruhen gjithmone ne memorjen tone. Nasi Veriga mbetet gjithmone nje ikone e qytetit, si prind, si usta, dhe si njeri i nderuar i qytetiti tone. Por dhe si pasionant i malit dhe kenges korcare.
Do te deshiroja qe Korca ta bente qytetar nderi, sepse eshte nder per Korcen tone nje njeri si Naske Veriga. Kujtim dhe respekt per Ustane, duke pershendetur gjith te afermit e tij. ..

Petrika Agolli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit