KreuAktualitetiBardhi tregon vendimin EKSTREM të PD-së/ “Do të bojkotojmë…

Bardhi tregon vendimin EKSTREM të PD-së/ “Do të bojkotojmë…

Bardhi tregon vendimin EKSTREM të PD-së/ “Do të bojkotojmë…

Gazmend Bardhi, shefi i deputetëve të PD, ka nisur sms deputetëve të PD që të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare dhe në seancat e parlamentit.

Ky vendim mbetet i përkohshëm, thekson Bardhi. Ai kërkon që të jenë të gjithë në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të hënë, pasi do të ketë vendim politik si grup.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet ne njoftim.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit