KreuAktualitetiGrimca historike nga Thessaloniki/Selaniku/ Petro Prodani

Grimca historike nga Thessaloniki/Selaniku/ Petro Prodani

Grimca historike nga Thessaloniki/Selaniku

Nje nga ndertesat me te rendesishme ne historine e Ballkanit gjendet ne Selanik. Qe nga fundi i viteve 1700 ajo njihet me emrin Rotonda thjesht per arsyen se ka forme rrethore. Themelet e saj u hodhen ne fillim te shekullit te katert. Disa thote se iniciatori ishte Maksimimianus Galerius. Te tjere thone se ishte Konstantini i Pare.
Kushdo qe te kete qene Perandori Romak qe dha urdher per ngritjen e saj, merita kryesore ju takon ndertuesve te Rotondes. Ata kane bere nje pune mjeshterore. Ndertesa qendron e bukur dhe terheqese edhe pas 1700 vitesh. Per vlerat e saj kulturore dhe inxhinjerike ajo ka hyre ne trashegimine boterore dhe mbrohet nga UNESCO.

Gjate jetes se saj Rotonda ka sherbyer kryesisht si nje objekt fetar. Ne vitin 1592 ajo u kthye nga kishe ne xhami. Aty prane, otomanet ngrite nje minare muret e te ciles i ngjajne nje mozaiku kohor. Per ndertimin e saj ata perdoren gure qe i hoqen nga ndertesa me te hereshme helene, apo romake. Nje pllake me mbishkrime ne greqisht, mbase 2000 vjet e vjeter, eshte nje prej tyre. Ajo tregohet ne vazhdim.

Shume afer mureve te kishes se kthyer ne xhami, otomanet ndertuan nje cezme. Edhe aty shohim nje rast te rrutullimit 180 grade te realiteti historik. Kolonat mbajtese te mbuleses se cezmes ne fjale jane vendosur kokeposhte. Kryqi eshte kthyer ne bazament. Te njejten fat ka patur dhe nje kolone greko-romake.

Me qellim, apo jo, keto mbivendosje dhe tjetersime perbejne ate qe quhet histori. Ne kete proces, gjurmet me te rendesishme i kane lene kulturat, traditat dhe diturite me te avancuara.
Pikerisht ato qe kane arritur ta lene te dokumentuar egzistencen e tyre, qofte nepermjet shkrimit, qofte nepermjet veprave monumentale si ne rastin e Rotondes.
Besoj se ja vlen nje vizite …

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit