Muri ka rrënë…ne vetëm duhet të rëzojmë “murin” tonë…
9 Nëntor 1989 – Nëntor 2025
36 vjet nga shembja e Murit të Berlinit.
36 vjet nga dita kur komunizmi në gjithë botën mori goditjen përfundimtare . Ishte dita kur dhe ne shqiptaret filluam besonim ne ëndrrat…
Dita që ndryshoi historine !!!
Ndryshoi historinë, por jo shoqërine tonë…
Si është shoqëria jone?!
A u kujtua sot kjo ditë?
– Respektojmë, festojmë e urojmë çdo lloj feste…festa pa emër, festa të pagëzuara e festa pa gëzim…festojmë dhe harrojmë të festojmë… harrojmë, sepse brenda vetes kemi harruar të falenderojmë dhe urojmë, kemi harruar të respektojme lirinë tonë personale në raport me lirinë e shoqërisë!
Kemi harruar çdo vit dhe përsëri do harrojmë përvjetorin e rrënies së Murit të Berlinit, sepse një mur i madh është ngritur- muri brenda nesh…muri pa respekt..pa ligj…pa qytetari…mur me maskë veshur që rëndon përditë mbi kurrizin e përkulur të njerëzve që ecin rrugëve me një leckë në gojë dhe sytë nga qielli…sepse këta jemi ne, ne që nuk respektojmë veten, sepse ne nuk jemi ne ! Respektojmë pasurimin e paskrupullt dhe kundër ligjit, duke lartësuar murin në ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ne nuk respektojmë demokracinë në moralin e të thënës dhe të drejtës …Ne kemi murin e madh “të pranimit të ndërgjegjes së pistë”, kemi murin e zi dhe të lartë të paqytetërimit, që na ndan shpirtërisht dhe moralisht me qytetarinë…Kemi murin tjetër të madh që është halabaku në politikë, mur të ndarjes që e kemi brenda vetes, sepse akoma një pjesë e jona i bindet këtij halabaku dhe maskarai duke e njohur për “burrë të mirë”!
Është një mur i gjallë, mentaliteti që është shumë më i veshtirë për t’u rrëzuar se sa një mur guri. Ky mur na ndan ne si shoqëri me Perëndimin!
Sidoqoftë, sot është një ditë që jetës sonë i dha DRITË.
Ne e jetuam atë ditë…ditë që ëndrrat filluan të zgjohen…të zgjohen, por vetëm kaq…ëndrrat e zgjuara, humbën në qiellgërvishtësa “të dhunuara”…
Të besojme, të shpresojmë dhe ne…muri ka rrenë…ne vetem duhet të rrëzojmë murin tonë!

Korçë / Ilir Jano
@NewsIn.Al

