Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeEkonomiBastet sportive- 5 vjet pas ndalimit me ligj të tyre, si vendi...

Bastet sportive- 5 vjet pas ndalimit me ligj të tyre, si vendi i parë eksperimental në Europë, sot kërkohet hapja e tyre.

Bastet sportive- 5 vjet pas ndalimit me ligj të tyre, si vendi i parë eksperimental në Europë, sot kërkohet hapja e tyre.

Kjo është një nismë, që pasi ka kaq vite që lakohet nga të gjithë, kohët e fundit është bërë refren kryesor në të gjitha daljet publike të kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar zotit Fidel Ylli.

Po përse pikërisht tani? A nuk ka qënë gjithmonë pjesë e drejtimit në organet e PS zoti Ylli? Sa bukur e shpreh sot që bastet nuk na i ndaloi as Enveri dhe tregon shesjet e basteve ku edhe regjimi bënte një sy qor, sepse ne të gjithë luanim si tërë bota e qytetëruar. Si mundet ta ndalosh sot këtë, kur gjëja më e thjeshtë është të vesh një bast? Cili vend europian i ndalon? Pse duhet të jenë të jashtëligjshme kur luajnë të gjithë dhe nuk ka të punësuar të ligjshëm dhe as paguhen taksa në shtet.

Qënka kriminale të vesh 100 leka bast se kush fiton Barça apo Reali dhe qënka e ndershme të bledh një kartë mashtruese “Gërvisht për të fituar” apo ” Telebingo”, etj…

Qëndrat e basteve duhet të hapen mendojnë shumica e qytetarëve, por sigurisht duhet të kontrollohet nga shteti shpërndarja e tyre. Jo më si kërpudhat…duhet si në Greqi p.sh, ku çdo zonë nuk ka më shumë se një pikë të tillë. Nën moshën 18 vjeç as që bëhet fjalë të luash…

Respektojmë zotin Fidel Ylli që bëhet zëri i parë qeveritar për të rihapur bastet sportive.@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments