-ME VETE-
Zbrazëtia jote vjen në gjirin tim,
Si një fëmijë që sytë do t’mbush me puthje,
Asgjë e mëkatshme, veç trishtim,
Që shpirtin tim bluan në heshtje, me lutje…
Si një gjëmim në qiellin pa re,
Vetmia jote kumbon brenda meje,
Tërë çka buza jote nuk flet,
Hapësirave të zemrës sime rrëzohet…
I heshtur vjen, i heshtur ikën,
Me shpirtin tim veshur mbi trup,
I dashur, ti ndoshta s’më ndjen,
Me vete me ke, gjithkund…
-ARMENIDA Qyqja-
(Prill 2022)
@NewsIn.Al

