Manchester City-Dordmund 2-1
Manchester City ka arritur që të marrë fitore si vendase ndaj Borussia Dortmund, duke shënuar në minutat e fundit për 2-1. E gjithë pjesa e parë u karakterizua me dominim të Citizens, mirëpo ata arritën që të shënonin vetëm një gol përmes Kevin de Bruyne 19′. Pjesa e parë u mbyllë më këtë rezultat dhe më pas në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Në minutën e 84-të, Marco Reus shënoi një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Erling Haaland. Por, me këtë rezultat nuk përfundoi ndeshja pasi Phil Foden shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar fitore ekipit anglez. Tashme kualifikimi mbetet i hapur per nde ndeshjen e kthimit.
Real Madrid-Liverpool 3-1
Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1. Vëmendjen kryesore në këtë ndeshje e pati Vinicius Junior, i cili shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Toni Kroos asistoi golin e parë për Vinicius në minutën e 27-të, ndërsa Marco Asensio shënoi në minutën e 36-të për të shkuar në pushime me rezultat 2-0 Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpoolin, mirëpo nuk rezultoi i tillë. Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Vinicius, duke shënuar edhe një herë tjetër në minutën 65′. Ndeshja e dytë do të luhet më 14 prill në Anfield, nëse nuk ndryshojnë gjërat.

