Kielini e cilësoi bllokadën nga Maqedonia e Veriut si katastrofike.
Giorgio Chiellini u akuzua rëndë pas përfundimit të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Qendërmbrojtësi i Juventusit ishte një nga futbollistët italianë që u thirr për të komentuar përjashtimin historik nga Maqedonia e Veriut.
Chiellini: “Fatkeqësi, ne jemi të shkatërruar…”
Pa folur shumë, Chiellini e cilësoi ndeshjen e pardjeshme si katastrofike dhe tha se ishin bërë shumë gabime që kishin nisur shumë muaj më parë, me rezultat që të çonte në “aksident”.
“Do të ketë një boshllëk të madh brenda nesh me këtë përjashtim, jemi tmerrësisht të zhgënjyer, e konsiderojmë fatkeqësi, jemi të gjithë të shkatërruar. Gabimet janë bërë që në shtator dhe ne i kemi paguar shtrenjtë. Jam krenar sepse dhamë gjithçka, por është e qartë se është një fatkeqësi e madhe. E gjithë kjo le të na japë shtysë për të bërë një fillim të ri…” tha në intervistën e tij mbrojtesi juventin i kombëtares italiane!
@NewsIn.Al

