Nuk mjafton lufta në Ukrainë, po edhe kriza e energjisë na duhej ..çmimet në tavan, xhepat tona “kallkan”…
Kriza energjetike që ka filluar të prekë ekonominë botërore nuk vjen për mirë. Ajo ka prekur kudo financat tona dhe kjo nuk është as në dorën e qeverisë , as në dorën e opozitës shqiptare…
E besojmë këtë se kemi sy dhe veshë, por në fund të fundit TÉ ZGJEDHURIT për këtë janë. Ne nuk kemi fuqi të ndalojmë luftën dhe as të mbytim me ujë thatësirën, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi në dorë menaxhimin…dhe për këtë menaxhim janë drejtuesit qeveritarë, deputetët, politikanët të cilët janë besuar për te gjetur rrugëzgjidhje.
Ndërkohë që pagesa mujore e prindërve tanë pensionistë me mbi 40 vite kontribute në sigurime është 160.000 lekë të vjetra, e cila e përkthyer në gjuhën e tregut është e barabartë me dy litra naftë në ditë, ose një bukë, qumësht e kafe …ilaçet filluan ti reduktojnë…s’ bëhet fjalë të marrin ilaçe pa rimbursim.
Diabetikët e matin sheqerin veç kusr shkojnë ne doktori i lagjes një herë në muaj…Dhe sytë mbeten nga qielli…
“Të bjerë shi, të mbushen liqenet…të fitojë paqja në Ukrainë…”
Akoma s’kemi mbaruar me Pandeminë!

@NewsIn.Al

