Pas rimarjes së të drejtës për te njojtur legjitim Kuvendin e 11 Dhjetorit, përkrahësit e Sali Berishës menjëherë kanë filluar punën për të eliminuar gjithë nderhyrjet që u bënë brenda dhe jashte selisë para 8 janarit . Selia e Partisë Demokratike i është nënshtruar mbrëmjen e kësj të shtune një rikonstruksioni të jashtëm.

Shpërdorime lekësh, për investime pa kuptim. Dyer të blinduara që do ti kishin zili dhe burgjet e sigurisë së larte!
Krahës nisjes së punës për heqjen e dyerve të blinduara, janë hequr plotësisht logot e Gaz Bardhit dhe sloganet e ish-kryetarit Lulzim Basha që vishnin xhamat e godinës.
Kthimi i godinës në gjëndje normale shihet si hap i parë për një ndryshim në mënyrën e funksionimit të PD pas largimit të Bashës dhe “triumfit” të Berishës.

@NewsIn.Al

