Nga SKËNDER RUSI/ Qytetar nderi në Korçë
DALNGADALË
Dalngadalë
unë po bëhem mbrëmje,
S’kam më sy,
por dy fusha me mjergull!
Brenda tyre,
dy kalorës pa kuaj
Dhe një diell
që kushedi kur ka vdekur!
Dalngadalë
unë po bëhem ikje,
S’kam më këmbë,
por dy kaprollë vetmie!
Nëpër brirët e tyre
është kapur pylli,
Dhe unë nuk di më
nga mund të dilet!
Dalngadalë
unë po bëhem dhimbje,
S’kam më duar,
por dy mjellma malli!
Në krahët e tyre
do mbaj gjithë qiellin,
Botën lart
që është veç prej ajri!
/ Viki Jano


