Gazetarja Daniela Zisi si gjithmonë një zë i fuqishëm opozitar…por sa më shumë kalon koha, aq më i vogël është reagimi qytetar për të drejtat që ju takojnë! Gjumë, gjumë natë e ditë, që të shyjmë dhe një ditë…
“Po ç’është kjo mo djema,pse nuk bën opozita protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe bukës së përditshme?
Në asnjē mënyrë nuk duhet të bëhen protesta. As tani që shkoi nafta 260 lek dhe as më vonë kur tē shkojë 300. As mos ju shkojë në mendje më të na sugjeroni apo organizoni protesta për gjëra kot si nafta,energjia,uji,ajri apo buka.
Pse për këto çikêrrima do prishim rehatin ne, apo më keq akoma do t’i prishim rehatin pushtetit qē na mban në pëllēmbë tē dorës?
Do vende pune në administratë,merri thotē pushteti,do tendera,merri,do subvencione për fermat,merri,do të bësh karrierë politike,posi,merr ç’post të tē kapë syri e rrokë mendja,do të jetosh pa punë e zanat,të mbajmë ne,do të shitesh,të blejmë ne,se më të lirët në treg jeni.
Ja kështu mo djema,qē na kêrkoni llogari pse nuk bëjmë protesta. Pse ç’e keqe na ka zënë ne që të protestojmë,ç’na mungon?
Pastaj,proteston njeriu kundër vetes së tij,kafshojmë dot ne dorën qē na ushqen?
Bah,mos e dhêntë Zoti!”
@NewsIn.Al

