Të merresh me politikë është detyrë; për të krishterin, është detyrë.
Ne, të krishterët, nuk mund të luajmë rolin e Pilatit, të lajmë duart: nuk mundemi! Duhet të përzjehemi në politikë, sepse politika është një nga format më të larta të dashurisë së krishterë, mbasi është në kërkim të së mirës së përbashkët. E laikët e krishterë duhet të punojnë në fushën politike. Ju më thoni: ‘Kjo nuk është e lehtë’. Po as të bëhesh prift nuk është e lehtë. S’ka gjëra të kollajshme në jetë: jeta nuk është e lehtë.
Politika është tepër e ndyrë, po unë të pyes: pse është e ndyrë? Pse të krishterët nuk kanë hyrë në të me frymën ungjillore? E lehtë t’i vësh fajin tjetrit. Po unë, ç’bëj unë? A e bëj detyrën time? Të punosh për të mirën e përbashkët, është detyrë e të krishterit. E shumë herë rruga për ta bërë këtë, është ajo e politikës…(Gjergj Zefi)
Papa Françesku
@NewsIn.Al

