Shkruan nga Kanadaja poetja Armenida Qyqja.
Dënohet Bojken Lako për ndertim pa leje. Që në këtë fjali nuk jemi të saktë, sepse nga ana ligjore duhet të jetë e saktë edhe presja. Dënohet për hapjen e 4 dritareve me 3 muaj burg dhe 50 000 Leke gjobë, në një objekt ekzistues, një magazinë e vjeter, një katahurë, në të cilën Bojken Lako dhe një shok i tij kanë investuar lekët e tyre për të patur një qender arti.
Të më falin gazetarët, por mu duk aq absurde sa thash do ketë pirë ndonjë gotë ai/ajo që e shkroi. Mirë që shteti nuk i ka dhënë asnjë fond në përkrahje dhe ata as po nxjerrin ndonjë lekë se qendra po përdoret falas për ekspozime pikturash dhe prova muzike, por të arrihet deri në këtë absurditet! Ajo qender, në mes të një rrëmuje pallatesh e ndërtesash, ku unë mezi arrita të drejtoj makinen pa e dëmtuar, behet subjekt diskutimi?! Ndertim pa leje! Për kater dritare në atë xhungël! Kaq e vështirë ishte të mbylleshin përsèri dritaret me shpenzimet e Lakos dhe të paguante një gjobë për hapjen e tyre pa leje? Çfare dëmi katastrofik paska pësuar Albanistani jonë i shtrenjtë prej atyre katër dritareve që duhet të dënosh një njeri me 3 vjet heqje lirie? Tjetri i futi tritolin Teatrit kombetar duke i shkelur tere ligjet dhe prape kryeminister e kemi. Tirana eshte bere për turp me tere ndertimet pa ligje e zhgarravinat afrikane të pallateve te restauruara me leket e popullit e jeta vazhdon. Tani, këto katër dritare mos u hapën gjë mbi baçen e Zotit, që morën kaq rëndësi?!
Për mua mesazhi vjen i qartë: MOS GUXONI O NJEREZ TE HAPNI DRITARE PER MENDJET TUAJA! HORIZONTI QE SYTE E MENDJET TUAJA ESHTE I KUFIZUAR E I DREJTUAR NGA PARTIA. Pse nuk po dënohen me burg tërë ata që kanë zaptuar tërë vijen bregdetare apo Tiranën brenda? Pse dënohet Bojken Lako për 4 dritaret në një Qendër Arti, as në një shtepi a pallat, por në një Qender Arti, një vend që po i shërbente rinisë, në kusur të kohës dhe lekëve të investuara të artistit?!
Përgjigjen e dimë të gjithë, por a do reagojmë? A do bëhemi një shoqëri e ndërgjegjshme, kjo është e gjithë çeshtja!
@NewsIn.Al

