Dhimbja që nuk mban emër!
– Shpesh herë kur shkruaj
Për ty mendoj
Në dhe të huaj
Më s’mund jetoj
Atë dënim për tradhëti
E meritoj më shumë se kurrë
Se unë të lashë o Shqipëri
Kur ti më rrite më bëre burrë
Këtu zvarritem
Mu por si krimb
Se shoh unë dritën
As diellin kur lind
Dikur mendoja për pasuri
Ndaj mora rrugën në shtegtim
Por sot e dashura Shqipëri
Ç’më duhet leku larg vendit tim.
Jam “tradhëtar”
S’të meritoj
Në “qen e zagarë”
Sot të kërkoj…
Mjafton një fishkëllimë nga ti
Më bisht ndër shalë unë të vardisem
Më hidh një kockë o Shqipëri
Në këmbët e tua le të lëpihem…!
@NewsIn.Al

