KreuKulturë / Art"Dhe male malli në re puthjesh mbuluar, Zgjaten rrugët thellë brenda meje,...

“Dhe male malli në re puthjesh mbuluar, Zgjaten rrugët thellë brenda meje, Çdo kalldrëm emrin tënd mban shtruar…”-ARMENIDA-

-ME VETE-

Të tjera udhë po marr me vete
Dhe kalldrëmet e lëmuar të fjalëve,
Në zemrën time shtrohen në çdo qoshe,
Qytetin e tërë të derdhin damarëve…

Do të kthehem unë sërish e sërish,
Për një mijë arsye që i dinë të gjithë,
Të një mijë e njëjtën, vetëm ti mund ta dish,
Tek pazari i vjetër krahëhapur do më presësh…

Të tjera udhë po marr me vete
Dhe male malli në re puthjesh mbuluar,
Zgjaten rrugët thellë brenda meje,
Çdo kalldrëm emrin tënd mban shtruar…

-ARMENIDA QYQJA
(Dhjetor 2021)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit