Dy prijësit legjendarë brenda PD po luftojnë të marrin sa më shumë nga anëtarësia, duke harruar se ata që do jenë jashtë formacionit të tyre pas përplasjeve inatçore do të jenë shumë…Kjo do të thotë që çdo fitore nuk do të jetë e plotë .
Sado i fuqishëm të jesh si gjeneral kur para beteje humbet luftëtarë nga “ushtria” jote, çdo fitore nuk do ketë kurrë jetgjatësi.
Zgjedhje të ndershme brenda PD, pa kandidimin e dy liderëve do bashkonin anëtarët e kësaj partie, duke e kthyer një parti me forcë të madhe dhe vlera demokracie.
Duke ju referuar aktualitetit kemi të drejtë dhe ne korçarët të pyesim për emrat që përfaqësojnë qytetin tonë në Kuvendin e PD. Ku do shkojnë, në Berisha, apo Basha? Përgjigjet e përgjithshme i dimë emrat jo! Korçarët e kanë treguar gjithmonë me vepra se demokracinë e duan me shpirt dhe emrat sado të fuqishëm të jenë, vetëm përkohësisht kthehen në “Legjendë”!
A mund të ndodhë që korçarët të bien “viktima” të duelit të emëruar Spaho- Salianji?

@NewsIn.Al

