KreuAktualitetiDitar i një emigranteje!! Korça – Dritat e fundvitit!/Anna Maria Dhamo

Ditar i një emigranteje!! Korça – Dritat e fundvitit!/Anna Maria Dhamo

🇦🇱
Ditar i një emigranteje!!

Korça – Dritat e fundvitit!!!

Sonte Korça ime, ky Paris i vogël që më rri gjithmonë në zemër, ka hapur dritat festive të fundvitit. Më vjen lajmi nga larg, nga ekranet dhe nga njerëzit e mi, por unë e shoh me sytë që nuk ndalen kurrë së malluari. Nuk jam aty fizikisht, por çfarë rëndësie ka trupi, kur zemra vrapon më shpejt se hapat?

Mbyll sytë dhe nis të shëtis nëpër rrugët e ndriçuara, aty ku guri i vjetër shndrit nga dritat shumëngjyrëshe, e ku tingujt e koncertit përhapen në ajër si një kujtim i gëzuar fëmijërie. E imagjinoj veten time që duartroket me ritmin e këngëve, që përshëndet njerëz majtas e djathtas, shoqe e shokë të vjetër, shumë prej të cilëve janë shpërndarë si unë nëpër botë, por sonte — sonte jam e bindur të gjithë janë kthyer mendërisht në të njëjtin vend.

Ka net të tilla, kur qyteti të thërret. Jo me fjalë, por me dritë. Me atë ndjesinë e butë që të kujton se ke rrënjë, se ke një fill që s’të është këputur kurrë, edhe nëse jeta të ka çuar larg. Dhe Korça e di këtë. E di që zemrat tona enden rreth saj sa herë që vjen fundviti, sa herë që sheshi ndizet dhe njerëzit përqafojnë njëri-tjetrin me gëzim.

Sot e ndiej veten të jem sërish në qytetin tim. E shoh Korçën time të veshur si nuse dimri dhe e lë veten të pushtohem nga një mall i ëmbël, si aroma e bozhureve dhe e borës së hershme.
Sonte, më shumë se kurrë, jam aty. Në Korçën time. Në qytetin që ma ka ndriçuar gjithmonë shpirtin.

Gëzuar festat e fund vitit qyteti im!!!

……..

🇬🇷
Απο ημερολόγιο τής μιας μετανάστριας!!
……..
Κορυτσά – Τα φώτα του τέλους της χρονιάς!!!!!

Απόψε η αγαπημένη μου Κορυτσά, αυτό το μικρό Παρίσι που κουβαλώ πάντα μέσα μου, άναψε τα γιορτινά φώτα του τέλους της χρονιάς. Το νέο μού έρχεται από μακριά, μέσα από οθόνες και φωνές δικών μου ανθρώπων, αλλά εγώ τη βλέπω με τα μάτια της νοσταλγίας που δεν κουράζονται ποτέ. Μπορεί να μην βρίσκομαι εκεί, όμως τι σημασία έχει το σώμα, όταν η καρδιά ταξιδεύει πιο γρήγορα από τα βήματα;

Κλείνω τα μάτια και περπατώ νοερά στους φωτισμένους δρόμους της, εκεί όπου το παλιό λιθόστρωτο λάμπει κάτω από τα πολύχρωμα φώτα και οι ήχοι της συναυλίας απλώνονται στον αέρα σαν χαρούμενη παιδική ανάμνηση. Φαντάζομαι το χέρι μου να χειροκροτεί στον ρυθμό των τραγουδιών, να χαιρετά ανθρώπους αριστερά και δεξιά — φίλες και φίλους παλιούς, πολλοί από τους οποίους έχουν σκορπιστεί στον κόσμο όπως κι εγώ. Μα απόψε — είμαι σίγουρη — βρισκόμαστε όλοι νοητά στο ίδιο σημείο.

Υπάρχουν τέτοιες νύχτες, που η πόλη σε καλεί. Όχι με λόγια, αλλά με φως. Με εκείνη τη γλυκιά αίσθηση που σου θυμίζει ότι έχεις ρίζες, ότι υπάρχει ένα νήμα που δεν κόπηκε ποτέ, όσο μακριά κι αν σε πήγε η ζωή. Και η Κορυτσά το γνωρίζει αυτό. Ξέρει πως οι καρδιές μας γυρίζουν γύρω της κάθε φορά που φτάνουν οι γιορτές και η πλατεία φωτίζεται με χαμόγελα.

Σήμερα νιώθω πως περπατώ ξανά στην πόλη μου. Βλέπω την Κορυτσά ντυμένη νύφη του χειμώνα και αφήνομαι να με πλημμυρίσει μια γλυκιά νοσταλγία, σαν άρωμα από παιώνιες και νωπό χιόνι.
Απόψε, περισσότερο από κάθε άλλη φορά, είμαι εκεί. Στην Κορυτσά μου. Στην πόλη που πάντα φωτίζει την ψυχή μου.

Καλές γιορτές κουκλα μου Κορυτσά!!!
#AnnaMariaDhamo #PeraiaThessaloniki

Selanik – Anna Maria Dhamo

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit