Analisti Milaim ZEKA ka bërë disa deklarata të forta në podcast-in “Andale”, duke kritikuar hapur mënyrën si prodhohen VIP-at dhe si funksionon media në Shqipëri e Kosovë.
🟥 Për VIP-at:
“VIP-at sot prodhohen nga pr*stitutat dhe nga personazhe me të shkuar kriminale. Media nuk ka më guxim të merret me biografinë e tyre.”
🟥 Për debatet televizive:
“Debatet janë kthyer në një shfaqje pa vlerë. Televizioni është bërë puro p*rnografi.”
🟥 Për Blendi Fevziun:
“Moderator më mashtrues, më fallco, më hajdut se Blendi Fevziu nuk ka. Ka përdorur xhirimet e mia pa ma përmendur emrin.”
🟥 Për Arbana Osmanin dhe ‘Big Brother’:
“Edhe 10 milionë euro me m’i ofru, s’futem kurrë. Vajza ime i tha Arbanës: ‘Nëse hyn babi, unë ndërroj mbiemrin.’”
Zeka thotë se industria mediatike është bërë fabrikë skandalesh, ku fama ndërtohet brenda ditës, por e vërteta humbet krejt.
Milaim Zeka
@NewsIn.Al
