KreuAktualitetiDo ta tradhetoj Atdheun. / Muhammad Al Maghout

Do ta tradhetoj Atdheun. / Muhammad Al Maghout

Do ta tradhetoj Atdheun.

Muhammad Al Maghout

Është marrëzi të mbrosh një vend, që nuk të siguron një shtëpi dhe kafshatën e përditshme.
Është marrëzi të sakrifikoj veten, e t’i lë fëmijët të bredhin rrugëve.
Është e turpshme që time shoqe, t’ua lë si pre qenve.

Atdhe është ai vend që të siguron dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes.
Përkatësia është një gënjeshtër e shpikur nga politikanët dhe pushtetarët,
me qëllim që të vdesim në mbrojtje të interesave të tyre.

Nuk besoj në idenë e vdekjes për hir të atdheut.

Atdheu nuk humb asnjëherë, ne humbasim gjithmonë.
Kur atdheu hyn në luftë, gjithmonë u bëjnë thirrje të varfërve që ta mbrojnë.
E kur përfundon lufta, u bëjnë thirrje pushtetarëve që të ndajnë plaçkën e luftës dhe postet.

Kur atdheu përfshihet në një luftë, vetëm gjokset e heronjve të varfër dhe të ndershëm
mbushen me plumba, kurse barku i zyrtarëve tradhtarë mbushet me para.
Kur atdheu sprovohet me luftë, vdesin ata që nuk e meritojnë vdekjen
dhe jetojnë ata që nuk meritojnë jetën.

Atdheu është një gënjeshtër, e shpikën dhe i caktuan kufij imagjinarë,
ne e besuam.

(Nga postimi i gazetares Daniela Zisi)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit