Se kur çirremi te themi se Meritokracia eshte “zonje aristokrate”, se drejtesia nuk do vetem me lexu kodet por ti kuptosh ato; se procesi i arsyetimit kalon nga ai induktiv, ne deduktiv e me pas llogjike; se te jesh ne kuroren e Gjykates Kushtetuese duhen me te miret e me te mireve, dhe keta jane minimalisht intelektual prej verteti e maksimalisht profesionist heterogjen ne disiplinen e dijes jo vetem juridike por te çdo fushe jetesore qe ligji rregullon, e ne veçanti cdo germe e Grundnorm Kelnesiane, hidhet masa e na përçundojne, etiketojne, stigmatizojne se jemi ne ata qe i kemi “inat”, qe nuk dime.

Deri te cmendur percaktuar nga ca syresh me formim nen medioker! E pra ja, kemi 7 individe qe ne piramiden e Drejtesise – Gj.K., jane te paafte te vendosin vet dhe, me qe mire me burrin e mire me vjerren, therrasin per ndihme Keshillin e Lagjes (Komisionin e Venecias – kjo u shpreh njehere per zgjedhjet e 30 qershorit) po me qe Gj.K. politike – sot me shume se kurre – merr kohe, keshtu, aktoret ne teatrin shqiptare deri ne shtator kane zgjidhur e zgjedhur pazaret.
Drejtesi ka, por s’ka profesionist!


