KreuAktualitetiJORDAN DACI/Mbi “dergimin” ne Venecia nga Gjykata Kushtetuese te ceshtjes se zgjedhjeve…

JORDAN DACI/Mbi “dergimin” ne Venecia nga Gjykata Kushtetuese te ceshtjes se zgjedhjeve…

Nisur nga debati mbi “dergimin” ne Venecia nga Gjykata Kushtetuese te ceshtjes se zgjedhjeve, deshiroj te sqaroj opinionin publik dhe ndonje tjeter te vetequajtur konstitucionalist si vijon:

1. Nuk ka shkuar ceshtja ne Venecia dhe kjo e fundit nuk do shprehet per pranimin ose jo etj te kerkeses dhe themelit te saj, pasi kete do e bej vetem Gjykata Kushtetuese. Thjesht do i dergohen disa pyetje qe do te ndihmojne gjykaten ne vendimmarrje.

2. Venecia nuk ka nevoje per mision faktmbledhes sepse e ka bere per opinionin per shkeljet e Presidentit dhe kjo shkurton shume kohen.

3. Do procedohet me procedure te pershpejtuar, gjykata ka lene afat deri neser 16:00 per pyetje, pra vetem 2 dite.

4. Gjykata ka te  bazuar ne Nenin 44/b te ligjit te saj te kerkoje mendim amicus curia ose nga nje mik i gjykates, sikurse ka bere per kete ceshtje nga Avokati i Popullit. Ky vendim ka baze logjike dhe eshte i drejte, sepse komisioni ka dhene nje mendim per shkeljet e pretenduara te Presidentit, por ska dhene asgje per asnje nga pretendimet tona dhe natyren e ceshtjes tone. Eshte nje vendim teper i drejte dhe tregon maturi nga kjo gjykate qe po i kerkohet te beje nje “revolucion” ne Shqiperi.

5. Venecia do jap mendim te pergjithshem mbi pyetjet pa vene Gjykaten para mungeses se hapesires se vleresimit te saj pasi kjo gje ska ndodhur dhe nuk do ndodh asnjehere.

6. Mendimi eshte orientues per pyetjet dhe nuk ka force detyruese.

7. Drejtesia nuk matet as me njesine matese te budallikut, as inatit dhe as shpejtesise, por vetem me te verteten dhe vleresimin e sakte te saj.

8. Te mbrojme gjykaten nga sulmet pa pike logjike sepse po tregon integritet dhe profesionalizem shume te larte, pavaresisht qenies te rinj ne kete gjykate te anetareve. Te mos e “vrasim” nje institucion qe mezi prisnim ta kishim tani qe po rikthehet fuqishem ne mbrojtje te Shtetit te se Drejtes!

9. Konstitucionalizmi nuk eshte “sport” qe mund ta ushtroje kushdo, por vetem profesionistet e vertet qe jane shume, po shume pak!

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit