KreuKulturë / ArtE pabesueshme...vëllezërit korçarë thonë se muzika akoma vazhdon të ndalohet pas orës...

E pabesueshme…vëllezërit korçarë thonë se muzika akoma vazhdon të ndalohet pas orës 23:00…

 

E pabesueshme…vëllezërit korçarë thonë se muzika akoma vazhdon të ndalohet pas orës 23:00! Ja dhe postimi i tyre sot në faqen e f.b:

Tre vjet me pare ishim mesuar me nje jete normale dhe klabet benin namin deri ne oret e para te mengjesit.. Gjithcka ndryshoi, si me magji…!
Gati dy vjet kaluan, qe gjerat rane ne qetesi – vdekjeje prej pandemise..!
Tani, ka ndryshuar dicka dhe te pakten ora policore per te levizur dhe qarkulluar eshte e lire..!
Por, vazhdon ora policore per muziken! E pashpjegueshme, por e vertete! E pakonceptueshme, por reale.. fakt!
Ne nje ambjent ku deri ne oren 11:00 c’do gje eshte ne rregull me gjithcka, ndryshon krejt papritur dhe muzika mbyllet menjehere, me ligj.
Njerezit vazhdojne te qendrojne ne te gjitha ambjentet, por muzika mbyllet! ABSURDITET! FYERJE PER MUZIKEN DHE MUZIKANTET! DEM PER BIZNESIN DHE PAKENAQESI PER PUBLIKUN! I VETMI VEND NE EUROPE DHE AMERIKE! Ndoshta i vetmi vend ne bote me kete ligj te cuditshem!
Kjo “mbetje” e fundit e periudhes se pandemise duhet te marre fund. Nje idiotesi me brire.
Nese vendimi per te mbyllur muziken ka arsye te tjera le te na i thone dhe shpjegojne, perse?
Une mendoj, se ka ardhur momenti te behet nje ndryshim i menjehershem ne orarin e vendosur ne kohe pandemie. Te pakten te kemi mundesine deri ne oren 12:00, si ka vite qe performohet gjate sezonit te veres. Por, do te ishte perfekte dhe ky eshte sugjerimi im per instancat kopetente ne vendim marrje (deri ne lirine e plote..), te vendosej ora 1:20 min, si orar i pakontestueshem dhe shume i favorshem per te gjitha palet. Disa diskoteka te vecanta le te vazhdojne deri ne mengjes me leje te posacme, por orari i lartpermendur, qe perfshin pjesen themelore te interesit duhet te merret parasysh si nje zgjidhje vertet e mire dhe e kenaqshme per te gjithe.

*Endri-Stefi Prifti*

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit