KreuAktualitetiPlatforma Alibeaj, për rikthimin e Bashës në krye të PD!

Platforma Alibeaj, për rikthimin e Bashës në krye të PD!

Platforma Alibeaj, për rikthimin e Bashës në krye të PD!

Bujë e madhe për një platformë imponuese bashkimi nga grupi parlamentar i pozicionuar pas ish kryetarit Basha, nga deputetë listarë të zgjedhur me votat e gjithë demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit, pa përçarjen e ndodhur pas largimit të Berishës nga grupi parlamentar.
Po sa i besueshëm është ky vendim për bashkim, kur brenda tij nuk ka asnjë firmë të grupit nismëtar të Rithemelimit? Si mundet të kërkosh një bashkim kur në thelb predikon ndarjen?
Në botë ndalohet të urdhërosh dhe një kalama kopshti, ndërkohë që në platformë urdhërohen deputetët demokratë që u përjashtuan më 12 dhjetor, të vihen përsëri në urdhërat Bashiste të Alibeaj- Bardhi dhe kompani. Thjesht me një majë lapsi…të zboj kur dua unë dhe të largoj sapo të guxosh të ngresh pak kokën! Afat kohor nga kryesia e dëbim- internimeve…
Të gjitha mundësitë janë që demokratët të bashkohen, por kjo nuk mund të arrihet kurrë pa analizuar gabimet, kërkimin e ndjesës dhe sigurisht pa ndëshkuar fajtorët…çdo vendim sa për të larë gojën, është vetëm një hipokrizi…ose vazhdim i një loje të inskenuar më parë me një dorëheqje kryetari te rrënë nga Pema…
Demokratët votojnë…ata dhe vetëm ata vendosin për drejtuesit…Rivotohuni si më 25 prill dhe dalshi të fituar!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit