NËSE KE NJË MENDJE TË KTHJELLJËT.
(Atyre që qeverisin, në Atdhen tim )
Nëse ke mendje të kthjellët, të bukurën e shikon,
thellë në shpirtin e poetëve kur e mistershme qëndron…
dhe tek ai varg që ndoshta ty të duket i vobekët,
aty qëndron bukuria, forca, emocioni kollaj nuk jepet.
Nëse ke veshë të pastër dhe nuk i ka zënë pluhuri,
e dëgjon lehtë këngën e zogut në thellësi të pyjeve,
është kënga e poetëve bekim qe zoti vet e pruri,
është ai varg i shpirtit qe flakeroj me miliona drit yje.
Ndaj do të doja që nëse keni mendje të kthjellët,
lexojeni çdo varg që shkruajnë poetët,
para atyre vargjeve edhe plumbi përherë tretet,
arti i poetit është ëmbëlsira që askund nuk gjetët.
Mos i përbuzni poetët, ata janë flakadanë lirie,
me artin e tyre sfidojnë çdo marrëzirë stuhie,
këmbëkryq ulen në zemrën e sytë e një fëmije,
poeti është si toka, si mali me shpirt madhështie.
Nëse mendje e çdokujt është e kthjellët qelibare,
artin e poetit lexoje dhe kuptoje se është primare,
t’mos ishin poetet bota s’do të kishte kaq shumë zjarrë,
pa vargun e poetit, shpirti i kësaj bote shpejt do ish tharë.
Ik me poetin, o mik, në rrugën me hënë e pjalmime
Ku ndrit vegimi i një shprese të kaltër, të ëmbël, intime,
Për poezinë ujëvarë që rrjedh në shpirt të vetë njerëzisë
S’do të heshtin jo kurrë lirat e zemrës në palcë të dashurisë…
*Kristina Demiri Dojçe”
@ NewsIn.Al

