Fallxhorja korçare që të heq magjinë…teta Monda s’lë “dashnore” më këmbë.
Sot në Fix fare.
Biseda e fallxhores mbi magjinë që të heq
Teta Monda – Hajde mbylle derën .Ulu atje. Do pish njëherë kafe që të shlodhesh?
Fiksi – Po tani ti e di, çfarë do më shohësh, çfarë do më bësh. Unë jam në dorën tënde tani.
Teta Monda –Mos e diskuto fare tani, mos ta dëgjoj atë fjalë. Ja se unë i kam gjërat reale nuk di të gënjej, të mashtroj.
Fiksi – Gënjeshtare mashtruesa ka sa të duash që të marrin lekët.
Teta Monda – Dëgjo teta Mondën, zoti vonon por nuk harron, i përvëlon zoti mos ki merak. Thuaji të drejtën tjetrës di apo nuk di.
Fiksi – Ta pij më?
Teta Monda – Jo lëre.
Teta Monda – Po lekët. Urdhëro Rajmonda Banushi. (Kthen filxhanin) Vetë ti, tjetër?
Fiksi – Burri, familjen edhe djalin.
Teta Monda – Je shumë me probleme ti çupë, shumë probleme.Zemra që kur është bërë kurora e këtej ke pasur shumë probleme, ke hequr shumë probleme shumë siklete. Por aman edhe nga ana e rrugës përse nuk je e qetë? Me A kë ke? Mashkull? Është bashkëshorti ky?
Fiksi – Po
Teta Monda – Pse ka marrë shumë përpjetë ky? Po fajtore nuk je ti zemër. Është kaq sa ty, pak më i mbushur. Pse dilni me llafe dhe me kurriz të kthyer? Mos u bëj merak se këtij i kanë bërë një diçka. Ka diskutuar me femër tjetër ky? Le të vazhdoj nuk ka çfarë të të bëj. Dëgjo mua. Tani për tani është me magji shumë të madhe urdhëro si ka dalë i shtrirë këtu.
Fiksi – Ka magji ai?
Teta Monda –Po, nuk të ndërron me buçe tjetër në rregull je? Po ti thua Monda si mund ta duroj unë? Ja me po ta them unë, si mund ta honeps me këtë buçen unë. Po ajo nuk të arrin ty dot sa të kesh jetën. Po me R, L kë ka? Ose nga ana e asaj plere, po ajo është sa ke ti shalën, është çereku tënd. Është një femër buçe, e përdalur në rregull. Po dëgjo nuk do haj bukë, dëgjo teta Mondën. Se kjo buçja diçka i ka bërë. Kjo e do vetëm për interes, në rregull. Do ti kaloj magjia këtij, këto që do të them unë ti do ti bësh se sbën në rregull?
Fiksi – Po
Teta Monda – Do ta mbledh mendjen tani me këto që do të bëjmë tani ne, por do të duket gjë e pabesuar.Me të bërë këtë, ky do të vij bam bam dhe këtu do jemi dhe do thuash teta Monda perëndi je do thuash.Kur vjen në shtëpi ky, do që ti mbuloj gjërat sikur nuk ka ndodhur gjë, mos ja vër veshin se kjo buçja ja ka bërë, po kjo do heqi një siklet, që ti do mbash sehir të keqën teta Monda, në rregull.
Fiksi – Do ja bësh?
Teta Monda – Dëgjo, tani unë do të tres plumba.
Fiksi – Po
Teta Monda – Një, Teta Monda do të këndoj qiqrra, dy në rregull? Që të largohet edhe nga ajo buçja. Si do t’i bëj unë ato qiqrrat, ti do t’i bësh siç do të them unë që do shkruash,në rregull?
Fiksi – Po
Teta Monda –Plumbin do spërkasësh të gjithë shtëpinë, kur të dojë ujë ai, atë ujë do ti japësh, do ta fusësh në frigorifer, që ti lahet magjia. Plumbin do ta tres ne syrin tënd, të gjitha do bëhet në syrin tënd, në rregull? Që të të thotë teta Monda, që bëjnë kaq apo të bëjnë kaq moj çupë, unë them çupë bëjnë pesëdhjetë mijë lekë ( të vjetra), në rregull xhan.
*Fiks Fare* TCH
@NewsIn.Al

