KreuAktualitetiEdhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të...

Edhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të para dhe menduara tridhjet e kusur vite më parë! / ILIR JANO

Edhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të para dhe menduara tridhjet e kusur vite më parë! / ILIR JANO

Hip këtu, shiko Stambollin” , kishin një shprehje të parët tanë…

Sot nuk është nevoja të hipësh diku për ta parë…edhe shtrirë e shikon “Stambollin”, mjaft të hapësh televizorin…
Drejtues, politikanë, afaristë, gjithologë, plastelina që ecin e “notojnë” mbi pasuri përrallore… mbuluar me injorancë, djallëzi, makutëri, xhel, pudër e rroba firmato, në “Stamboll” i gjen…njerëz me medalje të ndruara me dhjetra herë, por me të njejtën vlerë, monetare dhe jo njerëzore…

Kur të shkruhet një ditë historia politike e tranzicionit, me siguri që kolovitjet për përfitime nga njëra parti te tjetra, ky shilarës politik amoral nuk do te gjej arësyetim, por vetëm nënqeshje.
Kjo tregon dhe vërteton se sa pa vlerë është tesera partiake për disa vipa të politikës, që me t’iu prishur qefi me të vetët, kalojnë në krahun tjetër, mjaft që paaftësia e tyre të paguhet dhe përfitimet e posteve të përkthehen në valuta, duke na përforcuar cdo ditë e me shumë idenë se jetojmë në një vënd ku politika ende është hall dhe jo ideal…
Urithët… anonimët…të paaftët…intrigantët…janë këmbëza karrigesh që duhen prerë!

Akuzat e ndërsjellta për dënime me burgje, tregojnë më së miri perspektivën e garantuar që na afrojnë!

Akoma nuk është vonë, për të qënë tepër vonë!
Edhe fëmija tënd “të tall” dhe mëshiron kur i tregon përralla të para dhe menduara tridhjet e kusur vite më parë!

#NewsIn. Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit