Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiEkzekutimi i Mondi Mëhallës, gazetarja: Naldo Gjini, emri i parë i dyshuar...

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, gazetarja: Naldo Gjini, emri i parë i dyshuar si vrasësi i biznesmenit

Gazetarja Bruna Kërçyku, konfirmoi se Naldo Gjini është një nga të dyshuarit për vrasjen e Mondi Mëhallës ngjarje e ndodhur një natë më parë në Elbasan.

Gjini është ndaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa lidhur me djegien e automjetit tip “Audi” pranë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, gazetarja tha se nuk është bërë asnjë raportim në dy zjarrfikëset përkatëse.

“Naldo Gjini është konfirmuar si emri i parë i dyshuar si vrasës i biznesmenit në Elbasan. Një banesë është kontrolluar në Lezhë ndërsa Gjini është ndaluar në rrugën e Kombit duke paguar një pagesë.

Plumbat janë nga distancë shumë e afërt. Ka pasur një numër të madh të shoqëruarish, sidomos ato që ishin dëshmitarë dhe ata që ndiheshin me biznesmenin. Mëngjesin e sotëm u gjet mjeti i shkrumbuar “Audi” dhe brenda arma që u krye vrasja. Vendi ku u gjet mjeti i djegur pranë rrugës nacionale Elbasan Tiranë. Rruga është e frekuentuar gjatë gjithë kohës, nuk ka pasur asnjë njoftim as në zjarrfikësen e Librazhdit, as në atë të Elbasanit.

Kam të konfirmuar me të dyja zjarrfikëset që nuk kanë pasur sinjalizim për një mjet që po digjej. Mjeti që u dogj, i përkiste kompanisë së biznesmenit të vrarë.  I dyshuari mendohet se ka përdorur këtë mjet”-u shpreh ndër të tjera gazetarja”-u shpreh gazetarja në Top Story.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments