Ardit Konomi ka publikuar ditën e djeshme në rrjetin e tij social në Facebook, projektin Deabolis.

Projekti i propozuar prej tij bën fjalë për një urë që lidh kalanë e Mborjes deri më tani të paeksploruar dhe të paaksesueshme për shkak të mungesës së rrugëve që çojnë atje, me zonën turistike të Moravës, përkatësisht me Malin e Kryqit.

Qëllimi i këtij projekti është pasurimi i ofertës turistike të Korçës dhe Shqipërisë nëpërmjet këtij atraksioni unik, që është njëkohësisht dhe një kombinim i natyrës me kulturën, inxhinierinë dhe arkitekturën.
@Newsin.al

