Eurostat: Popullsia e Bashkimit Evropian po zvogëlohet për të dytin vit radhazi
Eurostat bëri të ditur se sa ka rënë popullsia e Bashkimit Evropian këtë vit.
Eurostat i bie një “këmbanë” të re sa i përket popullsisë së Bashkimit Evropian e cila po bie për të dytin vit radhazi. Shërbimi statistikor i BE-së bëri të ditur shifra specifike, në një kohë kur “Kontinenti i Vjetër” është tronditur nga më shumë se dy milionë vdekjet nga koronavirusi .
Sipas Eurostat, popullsia e 27 vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian ka rënë me pothuajse 172,000 që nga viti i kaluar dhe me më shumë se 656,000 që nga janari 2020.
Shihni postimin përkatës të Eurostat

Cilat vende po përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë?
Italia, Polonia dhe Rumania shënuan rënien më të madhe të popullsisë, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE panë rritjen e popullsisë së tyre, me Francën, Holandën dhe Suedinë që kryesojnë renditjen. Sipas Eurostat, 446.8 milionë njerëz banonin brenda Bashkimit Evropian në janar 2022.
“Në vitin 2020 dhe 20221, migracioni pozitiv neto nuk kompensoi më ndryshimet negative natyrore dhe, rrjedhimisht, popullsia totale e Bashkimit Europian po zvogëlohet”, vëren në raportin e saj zyra e statistikave, duke demonstruar ndikimin e pandemisë.
Herën e fundit që Bashkimi Evropian regjistroi një rënie të popullsisë së tij ishte në vitin 2011, e vetmja herë tjetër që nga viti 1960, por është rritur me shpejtësi për shkak të migrimit neto.(in.gr)
@NewsIn.Al

