KreuAktualitetiParis: Masakra në Bataclan - Vetëm terroristi i mbijetuar i ISIS-it nuk...

Paris: Masakra në Bataclan – Vetëm terroristi i mbijetuar i ISIS-it nuk apelon dënimin e përjetshëm

I vetmi i mbijetuar i grupit 10 anëtarësh të terroristëve që shkaktuan gjakderdhje dhe masakër në rrugët e kryeqytetit francez në vitin 2015, nuk apeloi vendimin në të cilin u dënua me burgim të përjetshëm për masakrën në Bataclan . Kjo, siç raportohet nga Gjykata e Apelit të Parisit, përjashton mundësinë e një gjykimi të dytë. 

Një gjykatë franceze muajin e kaluar e shpalli Salah Abdeslam fajtor për terrorizëm dhe vrasje. Nëntëmbëdhjetë të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për ndihmë dhe nxitje në sulmet e 13 nëntorit 2015 që synonin vendin e koncerteve Bataclan, baret dhe restorantet në kryeqytetin francez dhe Stade de France, stadiumi kombëtar i Francës.

Në një deklaratë të Gjykatës së Apelit të Parisit thuhet se asnjë nga 20 të dyshuarit nuk e ka apeluar vendimin.

Burrat u dënuan muajin e kaluar pas një gjyqi 10-mujor në të cilin Abdeslam iu dha dënimi më i ashpër në vend pa mundësinë e lirimit me kusht.

Provokues në fillim të gjyqit, Abdeslam e kishte deklaruar veten një “ushtar” të Shtetit Islamik që mori përgjegjësinë për sulmet, por më vonë u kërkoi falje familjeve të viktimave.

Me informacione nga APE-MPE

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit