Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiHera e 6-të! SPAK “luan me zjarrin”, gati të “djegë” mundësinë e...

Hera e 6-të! SPAK “luan me zjarrin”, gati të “djegë” mundësinë e fundit për burgosjen e Ahmetajt…

Hera e 6-të! SPAK “luan me zjarrin”, gati të “djegë” mundësinë e fundit për burgosjen e Ahmetajt…
SPAK ka shtyrë sërish afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Kjo shënon herën e gjashtë që SPAK komunikon shtyrjen e afateve hetimore. Dhe po ashtu herën e fundit që mund të shtyjë hetimet, dhe pas kësaj duhet të vendosë nëse do të kalojë ose jo për gjykim çështjen.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme, kanë sjellë nevojën që hetimet të shtyhen deri më 22 mars 2026, e cila do të jetë “data vendimtare” e fatit të ish-zv/ministrit.

Mbrojtësi ligjor Henrik Ligori tha se interesi i tij dhe i klientit që mbron është që të kryhen hetime shteruese dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.

Kujtojmë se Ahmetaj po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./ NewsBomb.al

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments