KreuAktualitetiI VUNË TRITOL MAKINËS NË OBORRIN E SHTËPISË/ KUSH ËSHTË DRITAN JANO,...

I VUNË TRITOL MAKINËS NË OBORRIN E SHTËPISË/ KUSH ËSHTË DRITAN JANO, NIPI I PROKURORIT

I VUNË TRITOL MAKINËS NË OBORRIN E SHTËPISË/ KUSH ËSHTË DRITAN JANO, NIPI I PROKURORIT

Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një automjet të parkuar në oborrin e një banese në zonën e Selitës së Vogël, në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, makina i përket, 39-vjeçarit, Dritan Jano dhe shpërthimi ndodhi në oborrin e banesës së tij.

Në dëshminë e tij, Dritan Jano ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose të ketë pasur debate me ndonjë person duke mohuar që të ketë dijeni për rrethanat pse autorët e mundshëm që i vendosën lëndën plasëse në makinë.

Burime bëjnë me dije se, Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve, që ka lënë sistemin e drejtësisë pak kohë më parë. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë edhe lidhjet me xhaxhain e tij, për të zbardhur motivin e sulmit. Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

Një familje e rregullt që nuk ka pasur kurrë asnjë problem!

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit