Si sot, 30 vite më parë diktatura komuniste, kreu një ndër aktet e fundit barabare, duke marrë jetët e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës!
Deviza famëkeqe bolshevike se pushteti merret me gjak e mbrohet po më gjak, u shfaq më egër se kurrë atë ditë! Një tentativë mjerane që nëse do të gjunjëzonte Shkodrën, qytetin simbol të qëndresës antikomuniste, do të mund të mbante ende pushtetin. A thua nuk kishte mjaftuar një cikël 50 vjeçar gjaku e dhune?! 30 vite më pas, Diktatura e Urisë, në mënyrë tinëzare ka zëvendësuar Diktaturën e Proletariatit, ndërkohë që shteti Policor nëpërkëmb çdo ditë edhe të drejtat më minimale të njeriut! Shqipëria jo vetëm nuk është shkëputur nga e shkuara diktatoriale, madje si një turp historik për çdo shqiptar, pinjollë të saj janë në majat e pushtetit!
Ndërkohë, ende e sot e kësaj dite, krimet e komunizmit e personat përgjegjës për to mbeten ende të pagjykuara e të pandëshkuara!

