Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiHita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Një nga urdhrat e parë që ka firmosur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, për riorganizimin e punës së uniformave blu, ka qenë heqja e shërbimeve të dukshme të policisë rrugore nga akset nacionale dhe jo vetëm.

Në telegramin dërguar të gjitha drejtorive vendore të policisë, Hita e motivon urdhrin duke nënvizuar se drejtuesit e mjeteve kanë shprehur shqetësime mbi ndalimet rutinë të kryera pa një bazë të qartë ligjore apo vonesat e panevojshme që këto veprime shkaktojnë gjatë udhëtimit.
Kryepolici Hita ka kërkuar që prej 10 prillit të ndërpritet menjëherë praktika e ndalimit të automjeteve nga rrugorët me motivacionin “për verifikim”.
Sipas telegramit shërbimet e policisë udhëzohen që shkeljet e qarkullimit rrugor të konstatohen përmes pajisjeve teknologjike si radarët për shpejtësinë, në opsionin automatik dhe dronët.
Ndërkohë lidhur me rastet kur për shkak të situatës, kërkohet konstatimi i shkeljeve në prezencë të drejtuesve të mjeteve, telegrami udhëzon që të hartohet një plan i qartë masash për pikat e kontrollit dhe në krye të tyre të jenë shefat e sektorëve apo seksioneve të policisë rrugore.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments