Të dashur shqiptarë, ky postim është për ju. Ke një vend kaq të bukur dhe unik, por nuk e çmon aspak. Më thyhet zemra të bëj këtë postim, por nëse edhe pak prej jush e marrin për zemër dhe bëjnë diçka për këtë, jam besimplotë se gjërat do të ndryshojnë për mirë.
Shkuam për 2 ditë në kamping në plazhin e Rrjollit dhe në qëndrimin tonë të shkurtër pamë aq shumë mbeturina në plazh saqë vërtet ishte zemërthyese Dhe më e keqja është se pamë shumë shqiptarë që hidhnin mbeturinat në plazh…
E di që ishin shqiptarë sepse i dëgjova duke folur.
Qëllimi i këtij postimi është të rrisë vetëdijen dhe t’ju kërkoj të ndaloni hedhjen e mbeturinave tuaja në plazh, në lumenj apo në male. Eshte i vetmi shtet qe keni, prandaj ju lutem kujdesuni per bukurine e brishtë dhe te eger qe keni atje.
E dua Shqipërinë dhe do vazhdoj ta vizitoj, por ju lutem kujdesuni për të
Albania Travel info
@NewsIn.Al

