KreuAktualiteti"Të bëhet i penduar i drejtësisë"/ Ish-deputeti tregon 2 arsyet pse Rama...

“Të bëhet i penduar i drejtësisë”/ Ish-deputeti tregon 2 arsyet pse Rama “hoqi qafe” Veliajn…

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj që shpalli zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

Ish-deputeti u shpreh se Erion Veliaj mund të fitojë sërish zemrat e publikut duke u bërë i penduari i drejtësisë. Sakaq, Fatbardh Kadilli, tregoi dy arsyet përse Edi Rama “hoqi qafe” Erion Veliajn.

“Të gjithë presin që Veliaj të bëhet i penduar i drejtësisë. Në përvojën e deritanishme, çdo politikan që ka pas probleme me drejtësinë, ka përdorur mjetet politike, të përdorë presionin politik. Ajo që na ka mësuar përvoja është që politikanët e kanë më kollaj të vdesin si heronj në burg apo jashtë burgut sesa si hajdutë të korruptuar apo njerëz që kanë bashkëpunuar me krimin. Uroj të ndodhë nëse Veliaj do të rikuperojë. Në pushtet, natyrë demagoge, i shtirur, nuk tërhiqte simpati. Nëse do ta fitojë publikun, ky është rasti. Rama ka dy synime kryesore. E para, të çmarkohet nga përgjegjësia, pesha politike dhe juridike e Veliajt. Të tregojë dhe të bindë opinionin publik që është distancuar nga bashkëpunëtori i tij më i afërt, i projektuar nga imagjinata e secilit prej nesh dhe si trashëgimtar i PS, duke u nisur nga mosha dhe investimi politik për të. E lë në dorë të drejtësisë dhe nuk jep mbështetje politike. Pra që PS nuk i mbron politikanët e vet përballë drejtësisë. E dyta, ai ka nevojë që një ballafaqim i shpejtë elektoral është në avantazh të mazhorancës, përfiton nga situata e dobët e opozitës, do një fitore të thellë dhe bindëse. Rama do që të ketë një test elektoral për të poshtëruar opozitën. Opozita është në konfuzion total për fajin e vetes. Veliaj është në arrest prej 8 muajsh dhe opozita duhet të ishte e përgatitur“, tha Kadilli.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit