KreuAktualiteti"i dëbuari" nga arsimi në vitin 2010 A.Dalipaj ,kërkon të drejtën e...

“i dëbuari” nga arsimi në vitin 2010 A.Dalipaj ,kërkon të drejtën e tij në Foltoren e Berishës për arsimin…

“i dëbuari” nga arsimi në vitin 2010 A.Dalipaj ,kërkon të drejtën e tij në Foltoren e Berishës për arsimin…

Agron Dalipaj, një personazh i njohur për publikun si etimolog që pretendon se ka arritur të zbërthejë misteret më të thella të gjuhës shqipe, ka qenë sot i pranishëm te tryeza e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për arsimin e lartë.

Dalipaj ka treguar historinë e tij të pazakontë, duke thënë se ishte përjashtuar përjetësisht nga Universiteti Fan Noli në Korçë pasi kishte kritikuar në një shkrim veprën e gjuhëtarit Eqrem Çabej.

Dalipaj pretendon se ka arritur të zbulojë mekanizmin antik apo gati-gati hyjnor, se si “embriofermat” e shqipes siç ai i quan, duke u bashkuar formojnë fjalët e shqipes dhe të të gjitha gjuhërave të tjera indo-europiane.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u shpreh i mahnitur nga fjalimi i Dalipajt, duke i dhënë të drejtë për kritikat ndaj Kongresit të 72-shit për gjuhën shqipe, për anashkalimin e gegërishtes.

Agron Dalipaj: Nuk do të tregoj që jam viktimë e një sistemi arsimor, por do të them dy fjalë se si funksionon shkenca në Shqipëri. Në 2010 botova një shkrim për një vepër etimologjike të Çabejt. Pas atij shkrimi studentët më largoheshin se thoshin pedagogët të mos rrijmë me ty se je anti-kombëtar. Dekani me rektorin morën vendimin që thuhej zoti Dalipaj përjashtoheni përjetësisht nga Universiteti Fan Noli Korçë. Shkoj të nesërmen të sqarohem dhe takoj një pedagoge i thash më kanë përjashtuar. Aty erdhi policia dhe më arrestoi. Më erdhën tre policë trupmëdhenj dhe më thanë të kërkon drejtori i policisë, më hipën në furgon dhe më çuan në Pogradec e më thanë zbrit. Padita komisariatin për rrëmbim personi. Hodha në gjyq Universitetin, sekretarja tha se zoti Dalipaj u ka bërë presion pedagogëve për notë më të lartë. Dhe m’u kthye mua, tha zoti Dalipaj, për çfarë të kanë përjashtuar. Unë i thashë që u kam thënë ndonjëherë pedagogëve, “pse s’e meritoj 10-ën çfarë kam?”. Mua më quajtën anti-kombëtar që denigroj figurat kombëtare. Gjyqin e fitova në Gjykatën e Lartë, aty më kanë arrestuar për herë të tretë kur u ktheva në Universitet. Unë jam një shkencëtar dhe kam një teori zonja Zana. Në punën time etimologjike kam zbuluar parimet se si ndërtohet fjala, kam zbuluar motorin me 370 embriomorfema, të cilat kur bashkohen me njëra tjetrën krijojnë fjalët shqipe dhe indo europiane. Gjuhës shqipe i janë hequr një sasi e madhe embriomorfesh, dhe gjuha shqipe rrezikon të zhduket. Nëse duam që gjuha shqipe të jetë e përjetshme, duhet t’i kthejmë atë që i kanë hequr.

Sali Berisha: Për kongresin e 72’, gjuhës shqipe i kanë prerë një kordë vokale, dhe në rast se nuk ia kthejnë atë kordë, do të jetë asgjësimi i gjuhës zyrtare.

(Burimi Newsbomb.Al)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit