Mesazh falenderimi dhe bashkimi nga kandidatja për kryetare e PD në Korce, zonjës Ledina Alolli. Ledina është nje figurë e nderuar dhe me shumë kontribut në rradhët e Partisë Demokratike, duke qënë një mandat edhe përfaqësuese e tyre në parlamentin shqiptar. Sot ajo mban titullin Prof.As.Dr e zgjedhur me votë Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Fan.S.Noli Korçë. Ja postimi në faqen e saj në fb:
“Të gjithë demokratëve që u bënë pjesë e procesit zgjedhor në degën e PD Korçë ju përcjell falenderim dhe mirënjohje!
Në mënyrë të veçantë këtë falenderim ua shpreh të gjithë miqve, mbështetësve të mi në garën për kryetar të degës së PD Korçë.
Ringritja e një Partie Demokratike më të fortë dhe më të bashkuar, është kauza më e rëndësishme dhe më e madhe për ta çuar drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme sa më bindshëm.
I uroj suksese kryetarit të zgjedhur”!
Me respekt Ledina Alolli
@NewsIn.Al

