Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiI dyshuari pët vrasjen në Elbasan ishte me arest shtëpie! (Emri)

I dyshuari pët vrasjen në Elbasan ishte me arest shtëpie! (Emri)

Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për drejtësinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

32-vjeçari ishte nën masën arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë para rreth një viti më parë nga policia e Elbasanit ka arrestuar Marselo Aranin, i akuzuar për pastrim parash.

@NewsIn.Al

Pjesë nga njoftimi i policisë: Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi Marselo Aranit 14 pasuri në pronësi të tij.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Pasuritë e konfiskuara:

Një apartament në Durrës;

11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volkswagen, Jeep);

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments