KLITO FUNDO:
*VIRGJËRESHËS*
Ç’më vështron moj vogëlushe e virgjër
Sa pi ujë ti, un’ pi konjak
Dhe në xhepa mbaj vetëm një libër,
“Rubairat” e Khajamit plak.
Ç’më vështron moj kryevepër seksi
Dhe si mjellmë rrugës më rrëshqet
Jam gjahtar i pamëshirshëm zoçkash
Në lakun tim ke për të rënë shpejt.
Ç’më vështron moj virgjëreshë e bukur
Dhe më qesh ashtu me ironi,
Prit, kur të të kem në shtrat të shtrirë
Si të tjerat do të më qash dhe Ti.
* * *
LE TË HESHTIM
Lamtumirë, mike, lamtumirë,
Midis nesh tani nuk ka asgjë.
Ato netë që bashkë i kemi gdhirë,
Le të heshtin si filmat pa zë.
Le të heshtin orët erotike,
Shtrirë mbi një shtrat të çrregulluar,
Mes rrënkimesh, afshesh e dënesash,
Ndër çarçafë çmendurisht të ngatërruar.
Ti aty e flake virgjërinë,
Lodrën fëminore, që të mbeti.
Një njollë loti dhe tjetra ngjyrë vishnjë
Vajzërinë e brishtë përshëndeti.
Ti e di sa bukur ne kaluam,
Ti e di që duheshim aq fort,
Por takimet kanë edhe ndarje,
Buzëqeshjet kthehen shpesh në lot.
* * *
SEKS
Sapo të pashë ty u mrekullova,
E zhveshur krejt m’i ndeze zjarr dëshirat.
Kam bredhur shpesh në nudot femërore,
Sonte ti je m’e mira ndër të mirat.
* * *
PËRSE.
Pse më qendron tani kështu e ftohtë,
Si një statujë e bardhë antikiteti,
Përse largohesh vazhdimisht nga unë,
Si guralec i thatë anës detit?
Po s’të pelqeu ky shpirti im plot dallgë,
Ma thuaj dhe me lajka mos me mbaj,
Si burrat, ndarjes unë di t’i bej ballë,
S’e kam zakon te psherëtij apo te qaj!
@NewsIn.Al

