KreuAktualitetiI papritur ishte largimi i Alfred Rushajt, njeriut më të pa kontestuar...

I papritur ishte largimi i Alfred Rushajt, njeriut më të pa kontestuar në PD, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj….

I papritur ishte largimi i Alfred Rushajt, njeriut më të pa kontestuar në PD, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj, me këtë të fundit që postin e nënkryetarit të Kuvendit ia dorëzoi Agron Gjekmarkajt, me pretekstin se Gjekmarkaj i përket besimit katolik.

Rushaj u distancua nga politika, por zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 do ta shihnin atë në një post shumë të rëndësishëm, pasi Lulzim Basha i besoi drejtimin e fushatës zgjedhore, ndërsa më pas e vendosi edhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Por përplasjet mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës pas 9 shtatorit tregun se cilët ishin vërtetë mbështetësit e kryedemokratit. Alfred Rushaj në daljet e tij në emisione ka justifikuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, por ndryshe nga të besuarit e tjerë të Bashës, ai asnjëherë nuk ka hedhuar akuza ndaj
ish-kryeministrit.

A mund të jetë heshtja e tij dhe vendimi për të mos sulmuar Berishën arsyeja e largimit të tij si kreu i Grupit Parlamentar?

“Heshtja flet më shumë se fjalët që dalin nga gojët që janë mesuar të pështyjnë gjithçka që kanë lëpirë”, thonë këtej nga anët tona…Dhe Rushaj kishte zgjedhur të heshtte…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit