KreuAktualiteti"I URITURI" Nje nga kryeveprat e skulptorit Odhise Paskali...Sot akoma ndodhet...

“I URITURI” Nje nga kryeveprat e skulptorit Odhise Paskali…Sot akoma ndodhet në Itali!

“I URITURI”

Nje nga kryeveprat e skulptorit Odhise Paskali. E krijuar ne vitin 1924, gjate kohes qe O.Paskali vazhdonte studimet ne Torino, ky punim vleresohet si nje nder skulpturat e cila shpreh ne brendi te saj nje revolte ndaj gjendjes qe po kalonte populli shqiptar ne ato vite duke u bere keshtu nje nder veprat e para realiste ne artin shqiptar. Sipas autorit frymezimi per te realizuar kete skulpture, i kishte ardhur nga disa shqiptare te cilet humben jeten nga uria ne ullishten e Vlores rreth vitit 1914. Ne keto vite shqiptaret per shkak te luftes, urise apo masakrave te ushtrive greke ne juglindje, iknin nga Pogradeci, Permeti apo dhe qytetet e tjera dhe gjenin strehim ne Vlore, me shprese te kalonin ne Itali. Ne vitin 1925 ajo u vendos ne Pallatin e Presidences, duke qendruar aty deri ne vitin 1939. Me vone, gjate pushtimit fashist, ajo u zhduk nga ky ambjent. Ne nje interviste te vitit 1964 O.Paskalin ka rrefyer menyren e zhdukjes se saj, ku nder te tjera ka thene:

“Me 1939 po rrija ne kafe “Odeon”, ne qender te Tiranes. Dy oficere italiane, ne nje tryeze afer meje, bisedonin per skulpturen e nje plaku. U afrova dhe u thashe se isha kurioz te dija per kete veper arti, por nuk u tregova emrin tim. Ata me thane se kishin gjetur ne nje pallat nje skulpture shume te bukur dhe me pyeten nese njihja ndonje Paskal qe kishte nenshkruar ne bazamentin e saj. U thashe se nuk e njihja, por i pyeta se ç’bene me skulpturen. Thane se e kishin nisur ne Itali, si plaçke lufte…”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit