Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShitet, blihet, jepet me koncesion, gjithë Shqipëria...A ka mbetur gjë tjetër?

Shitet, blihet, jepet me koncesion, gjithë Shqipëria…A ka mbetur gjë tjetër?

Shitet, blihet, jepet me koncesion, gjithë Shqipëria…A ka mbetur gjë tjetër?

Nuk është gabim…mund ta thuash edhe kështu…Sot po ndryshojnë kohët dhe bashkë me kohën ndryshon dhe logjika ekonomike. Por si do funksionojë dhe zbatohet kjo logjikë, kur gjithçka shitet… Gjithçka që nuk del dhe nuk do të dalë në ankand, e destinuar të shitet.

Shitet gjithe Shqipëria. Dhe ajo që nuk është shitur ende do të shitet. Shiten prona të paluajtshme, ambjente të lëvizshme dhe toka private…

Krahas ritmeve në rritje, të pakonceptueshme, migrimeve të kapaciteteve të vërteta intelektuale dhe depozitave të kompanive e familjeve, vendi duket sikur kalon në një tjetër komandë. Në interesa të tjera…E panjohur (në pjesën më të madhe) përkohësisht.
Në zhurmën e ngjarjeve të tregut por edhe të “absurdit”, se kur do të bëjmë zgjedhje përsëri…ndoshta na mungon ajo që ndodh çdo ditë në vend. Çfarë po ndodh në treg?! Çfarë vjen dhe shkon me çmimet e pakontrolluara dhe abuzive…bord kontrolli, apo bord ligjërimi çmimesh, që do të konsideroheshin të larta në çdo vend të zhvilluar europian…Çfarë…?

Komplekset e ndërtesave, njësitë e vjetra apo të reja të çdo lloji po ndryshojnë duart. Industria e dikurshme…Zerooo…
Nga historia e fundit e hotelerisë, bujtinave, e artizanatit të mirë-konsoliduar të shtresës së mesme, gjithçka po shkon drejt një rënie të frikshme…

Shtëpi, të vjetra e të reja, të njohura dhe të panjohura deri më sot, vila në qytete, kryeqytet, në pika turistike të vendit, në plazhe, në male …në çdo cep të Shqipërisë, shiten!
Pronat, mes tyre dhe atyre që dikur përbënin atë që ne e quanim pasuri.
E tillë është shpejtësia e ndryshimit, drejt thellimit të hendekut midis shtresës së mesme që shkon drejt rënimit dhe milionerëve të kudo shfaqur, sa nuk dihet se kush do të komandojë nesër e pasnesër në atë që ka mbetur në ekonominë private deri tani të njohur por edhe të panjohur.

Ku është e çuditshmja do të thoni?!

A kanë mbetur më logjikë, besim e vend për kërkim të një ekonomie të lirë ku rregullat funksionojnë pa ndërprerje, me gjithë atë që bën për ta “deformuar”, politika me ideologjitë “majmune” apo të ashtuquajturat hapje ndaj liberalizmit dhe kapitalizmit?!

Nuk ka asgjë të çuditshme.

Dhe mbi të gjitha, ajo që themi dhe shkruajmë nuk është pasojë e një zinxhiri nostalgjie për vitet e një ekonomie të dikurshme, me perspektivë zhvillimi edhe në këtë vend…Këtë asnjëherë nuk e kemi pasur…
Referencat tona janë bërë për të mbledhur, në një ekran të madh, imazhet e shpejta dhe të palexueshme që kalojnë çdo ditë si ngjarje të ditës, por që nuk lidhen me ato që ne do të dëshironim, ose më reale -“Që do të na bënin të shpresonim”…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments