KreuAktualitetiItali_Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij. I riu u...

Itali_Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij. I riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian.

Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij. I riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian.

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në Sirolo të Italisë. 23-vjeçari me origjinë shqiptare Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian. Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë. TVKLAN

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit