Është një komunikim artistësh…Disa fjalë mirënjohje për yllin e skenës Marsela Çibukaj
Marsela Çibukaj (nuk) performoi
Nga Erion Isai
Marsela u ftua nga qendra e artit dhe kulturës për të nisur turin 5 ditor të eventeve (Nuk u mora vetë për arsye shëndetësore këtë rradhë me gjithë 5 ditorin dhe pjesëmarrësit) e pa folur fare me të (në fakt ende dhe tani s’kam folur me të akoma) Marsela rrjetet e saj sociale i kthehu në promovim për Kolonjën, Korçën e çdo detaj që në fakt të gjithë ne luftojmë dhe synojmë të arrijmë me këto evente. Bëri video selfie, postoi natyrën, ushqimin, kishte marrë dhe prindërit me vete, të nesërmen e pas stuhisë çdo detaj të Hotel Devi, duke më bërë të ndihem në hakun e borxhit ndaj saj… pa ja thënë, pa ja kërkuar, mbi të gjitha më emocionoi e vetë ndiera e saj për ta bërë atë gjë. (Madje në asnjë postim s’më bëri tag për të ma “treguar” që po e bënte reklamën).
E vetjma detaj që Marsela nuk arriti dot ishte kënga; rrebeshi nuk e la atë të mbërthente Kolonjën me zërin e saj… ama Kolonja e mbërtheu atë… dhe vërtet, haku i një borxhi për diçka që buroi meriton t’ja them publikisht sot: Faleminderit!
Jashtë çdo “fature” virtuale që “Vipsat” në këtë vend e kanë të kripur shumë e për çdo gjë (jo të gjithë në fakt, pa e përgjithësuar, por si fenomen) Marsela pasqyroi me shpirt, Pazarin e Korçës, Sofrën Kolonjare, Hotel Devin, Rehovën dhe Ersekën, pa e kërkuar e pa e shitur atë shërbim.
Teksa patjetër zëri saj do e gjejë shpejt vrullin e skenës në “Duomon e vogël malore” sheshin Rilindja; por për kaq; për atë që Marsela Çibukaj (nuk) performoi; unë i them: Falemimderit!

